Kosovo in 1912 in the history textbooks of Kosovo, Albania and Serbia Cover Image
Download

Kosova 1912 në tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Sërbisë
Kosovo in 1912 in the history textbooks of Kosovo, Albania and Serbia

Author(s): Shkëlzen Gashi
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Kosovo ; 1912 ; history textbooks of Kosovo; Albania ; Serbia; Kosovo History

Summary/Abstract: Ky artikull synon me vu nën objektiv qasjen ndaj zhvillimeve më të rëndësishme në Kosovë gjatë vitit 1912 nëpër tekstet mësimore për shkolla fillore e të mesme të Kosovës, Shqipërisë e Sërbisë. Tekstet e Kosovës e përdorura për këtë artikull janë botime të shpisë botuese Libri Shkollor, ato të Shqipërisë botime të shpisë botuese Albas, kurse ato të Sërbisë të Zavod za ud benike. Tekstet e lëndës së historisë të të trija vendeve, të miratuara nga ministritë përkatëse të arsimit, kanë shërby si burim themelor i këtij raporti. Janë krahasuar përshkrimet e bëra në këto historiografi duke i nxjerrë ngjashmëritë dhe dallimet mes tyre. Autorë ndërkombëtarë që trajtojnë zhvillimet dhe ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1912, janë vënë po ashtu përballë me argumentet e tyre përkatëse. Artikulli synon t i vë në pah shpërputhjet mes historiografive në fjalë, por edhe falsifikimet përkatëse të cilësdo palë. Në mënyrë të tërthortë raporti nxjerr në pah edhe se çfarë marrëdhëniesh ndërfqinjësore po u sugjerojnë nëpërmjet këtyre teksteve, qeveritë e këtyre vendeve, brezave që po i arsimojnë.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 30-31
  • Page Range: 221-229
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode